Zyrtare/ Jo vetëm afrime, Dinamo njofton edhe largimin e tre lojtarëve

Dinamo po vazhdon nga përgatitjet për sezonin e ri ku do të jetë pjesë e “Abissnet Superiore”. Skuadra kryeqytetase po sistemon organikën, nga e cila janë larguar tashmë tre lojtarë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Taulant Marku, si dhe dy mbrojtësit Patrik Fetaj dhe Realf Zhivanaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Taulant Marku dhe dy mbrojtësit, Patrik Fetaj e Realf Zhivanaj.

Klubi blu i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në sezonin e kaluar me fanellën dinamovite dhe i uron suksese në vazhdimësi”, shkruhej në postimin e publikuar nga klubi dinamovit. /oversport.tv