Zyrtare: Jose Mourinho “heq qafe” një tjetër lojtar nga Roma

Roma ka filluar të heqë nga ekipi lojtarët e padëshiruar nga Jose Mourinho. I fundit është Bryan Reynold.

Gjithçka është bërë zyrtare nga vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në të thuhej se amerikani është huazuar te Kortrijk deri në fundin e sezonit.

Reynold nuk i ka përmbushur kurrë pritshmëritë që tekniku portugez ka pasur tek ai. Që prej ardhjes së Reynolds në janar të vitit 2021, ai ka bërë vetëm 8 paraqitje me kryeqytetasit. /oversport.tv