Zyrtare/ Ka bindur me paraqitjet e tij, Lazio i rinovon kontratën mesfushorit

Paraqitjet e mira shpërblehen. Danilo Cataldi ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Lazios pas një sezoni mjaft të mirë që është duke zhvilluar.

Mesfushori italian ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Lazios me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Cataldi është një nga lojtarët që ka dalë nga ekipet e moshave të Lazios dhe është shumë i lidhur me fanellën. Ai ka zhvilluar deri më tani 207 ndeshje, ku ka arritur të realizojë edhe 9 gola. /oversport.tv