Zyrtare/ Klubi i Kategorisë së Parë ndryshon trajnerin, Ramadan Ndreu merr drejtimin e skuadrës

Ndryshime në stolin e Tërbunit. Klubi nga Puka shkarkoi nga detyra trajnerin Alert Alcani dhe në vend të tij drejtimin e skuadrës e ka marrë një emër i rëndësishëm i futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për Ramadan Ndreun i cili do të drejtojë ekipin deri në fundin e këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Tërbunit me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Tërbuni është duke kaluar një periudhë të vështirë në Kategorinë e Parë ku në 4 ndeshjet e fundit nuk ka regjistruar asnjë fitore. Aktualisht pukianët ndodhen në vendin e 9-të dhe rrezikojnë të zbresin një kategori më poshtë.

Njoftimi i Tërbunit

ZYRTARE

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin e mirnjohur #RamadanNdreu për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit me opsion rinovimi të kontratës dhe për një sezon tjetër nëse ekipi arrin objektivat e caktuar! Trajneri Ndreu ka një karrierë të pasur në trajningun e vendit tonë si në Kategorinë e Parë me ekipin e Kastriorit të Krujës por edhe në Superligë me ekipe si Kamza, Kukësi, Kastrioti dhe Laçi! Klubi dhe tifozët Pukjanë i urojnë suksese trajnerit Ndreu në detyren e tij të re duke shpresuar se do të arrijmë objektivat tona me punën dhe përkushtimin e tij dhe të gjithë grupit të lojtarëve! /oversport.tv