Flitej prej ditësh, por zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme. Eusebio Di Francesco rikthehet të drejtojë një skuadër në Serie A. Aventura e re e teknikut 53-vjeçar do të jetë me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit italian, Frosinonen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdheblu me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Di Francesco ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Frosinonen deri më 2024 me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon në rast se arrijnë të mbijetojnë.
“Trajneri, me origjinë nga Pescara, ka nënshkruar një marrëveshje që do ta lidh atë me klubin verdheblu deri më 30 qershor 2024, me opsionin rinovimi edhe për një vit tjetër nëse arrijmë të mbijetojmë”, thuhej në njoftimin e publikuar nga Frosinone. /oversport.tv
Foto: frosinonecalcio.com