Pak ditë pas fillimit të merkatos së verës, Korabi ka bërë goditjen e parë për këtë sezon. Rihan Zeqiri do të jetë lojtari më i ri i cili është bashkuar me klubin nga Peshkopia për sezonin e ardhshëm.
Nënshkrimin me mesfushorin 24-vjeçar e ka bërë të ditur vetë Korabi përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas një aventure me skuadrën e Vëllazërimit në Kosovë, Zeqiri do të luajë nga sezoni i ardhshëm në Kategorinë e Parë me Korabin.
Mesfushori maqedonas ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin e Peshkopisë për 2 sezonet e ardhshme. Në karrierën e tij, Zeqiri ka luajtur dhe për klube të tjera si Pelister Bitola dhe Voska Sport. /oversport.tv