Zyrtare/ Korabi blindon sulmin, rikthen lojtarin që shkëlqeu me Dinamon

Pas aventurës së tij me Dinamon, Taulamt Marku rikthehet edhe njëherë te Korabi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të thuhet se palët kanë arritur një marrëveshje që Marku të firmosë një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi. Për sulmuesin ky është një rikthim pasi ka qënë pjesë e ekipit në sezonin 2020-2021 dhe 2021-2022.

“Taulant Marku zyrtarisht pjesë e KF Korabit! Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Taulant Marku. Sulmuesi  ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, e cila e lidh me KF Korabin për një vit me të drejtë rinovimi.Për sulmuesin ky është një rikthim pasi ka qënë pjesë e ekipit në sezonin 2020-2021 dhe 2021-2022.

I urojmë suksese lojtarit dhe klubit”, shkruhej në postimin e publikuar nga Korabi. /oversport.tv