Zyrtare: Kukeli do të jetë ndihmës trajneri i klubit zvicerian

Burim Kukeli i është futur rrugës për t’u bërë trajner dhe së fundmi ai është zyrtarizuar si ndihmës trajner i FC Wil 1900. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në fjalët e tyre thuhet se 37-vjeçari do të marrë detyrën e Romain Villiger dhe do të jetë ndihmësi i trajnerit Iacopetta.

Kukeli ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë të lidhur me Wil deri më 30 qershor 2023. /oversport.tv