Zyrtare: Kukësi bën goditjen e radhës në merkato, në klub vjen ish-sulmuesi i Tiranës

Kukësi arrin të bëjë goditjen e radhës në merkato duke afruar një sulmues të njohur. Sulmuesi Mario Beshiraj është transferimi më i ri i verilindorëve në afatin kalimtar të verës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kukësi përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. “Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Mario Beshiraj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23-vjeçari, i lindur në Tiranë vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Korabi, ku ka shënuar 11 gola! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Mario Beshiraj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Mario

” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Kukësit. /oversport.tv