Kukësi ka bërë një tjetër afrim në këtë merkato të janarit. Klubi verilindor ka afruar në skuadër sulmuesin Atdhe Rashiti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhet se futbollisti 23-vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Kukësin për tre sezone e gjysmë. Më parë Rashiti ka qenë pjesë e Dornach në Zvicër, si dhe Deportivo Alaves në Spanjë. Rashiti është një futbollit i rritur në akademinë e Baselit.
Postimi i Kukësit
Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Atdhe Rashiti është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23 vjeçari, i lindur në Francë vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Dornach teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Basel. Rashiti ka luajtur edhe me ekipe si Deportivo Alaves e Inter de Madrid në Spanjë dhe Black Star në Zvicër. Rashiti ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë U21.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Atdhe Rashiti dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Atdhe. /oversport.tv