Zyrtare: Kukësi rinovon me mbrojtësin 22-vjeçar dhe për një sezon

Kukësi nuk mendon vetëm për afrimet në këtë merkato vere, por edhe për rinovimet. Së fundmi verilindorët kanë rinovuar kontratën me Redon Dragoshin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi në mediat sociale, ndërsa kanë zbuluar se mbrojtësi 22-vjeçar ka rinovuar kontratën edhe për një tjetër sezon.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Redon Dragoshi për të rinovuar kontratën edhe për 1 sezon tjetër. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2023, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Dragoshi erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke arritur të grumbullohet edhe me Shqipërinë U21. Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit kuksian Redon Dragoshi.” /oversport.tv