Kukësi po programon ekipin për sezonin e ardhshëm, ndërsa ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe tre largime të tjera. Verilindorët kanë mbyllur bashkëpunimin me Alija Krnić, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kukësi falenderoi tifozët për bashkëpunimin, ndërsa njoftoi se nuk do të jenë më pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm.
“Njoftim i klubit!
FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Alija Krnić, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus. Pas mbylljes së sezonit, palët kanë arritur marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit.
FK Kukësi falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre.”
/oversport.tv