Zyrtare: Laçi zgjedh trajnerin e ri, i beson pankinën një kampioni

Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Laçit. Tekniku i njohur ka pranuar ofertën e presidentit të bardhezinjve, Pashk Laskës, dhe do të nisë aventurën e re nga dita e nesërme.

Klubi kurbinas ka dalë edhe me deklaratë: “KF Laçi, pas largimit të Dejan Vukicevic, ka shqyrtuar një sërë emrash për t’i besuar drejtimin e skuadrës dhe së fundmi kemi arritur marrëveshjen me Mirel Josën.

Eksperienca e tij besojmë se do të ndihmojë skuadrën tonë për të përmbushur objektivat sezonalë. Josa ka drejtuar shumë skuadra në vendin tonë, së fundmi Kukësin, ndërkohë që ka dalë edhe kampion me skuadra si Tirana e Skënderbeu”. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Laçi (@kflaci.al)