Pas largimeve të portierëve Samir Handanovic dhe Alex Cordaz, Interi tashmë ka transferuar një gardian tjetër. Bëhet fjalë për portierin Raffaele Di Gennaro që është lojtari më i ri i zikaltërve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Interi përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet portieri 29-vjeçar. Di Gennaro është rikthyer tashmë tek zikaltrit si lojtar i lirë pas një eksperience shumë të mirë me fanellën e Gubbio.
Portieri italian është një nga produktet e të rinjve në klubin zikaltër, ku u largua përfundimisht në vitin 2019 drejt Catanzaros. Pas katër vitesh, Di Gennaro është rikthyer sërish në klubin e tij. /oversport.tv
Di nuovo Nerazzurro 🇮🇹#ForzaInter #WelcomeRaffaele
— Inter (@Inter) July 13, 2023