Zyrtare: Liga pranon kërkesën e Tottenham, shtyhet ndeshja ndaj Brighton

Ndeshja midis Brighton dhe Tottenham është shtyrë zyrtarisht pas rasteve të shumta me Covid në ekipin londinez. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bordi drejtues i Premier League në faqen e saj zyrtare ku u argumentua se vendimi u mor në zbatim të protokollit anti-Covid.

Në deklaratë thuhej se ekipi i Tottenham i kishte kërkuar ligës ricaktimin e një date tjetër për këtë ndeshje çka u mor në konsideratë nga Premier League. Ata thanë se pas konsultimit me mjekët e Shëndetit Publik ndeshja duhej të shtyhej.

Ndeshja që do të luhej të dielën në orën 15:00 u shty kështu për një datë tjetër ende tëv papublikuar. Ndërkohë Tottenham nuk luajti as ndeshjen e sotme ne Conference League ndaj Rennes. Për sa i përket infektimeve të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit janë në gjendje të mirë shëndetësore sipas raportimeve të klubit. /oversport.tv