Zyrtare: Liridon Latifi firmos me Tiranën

Tirana vazhdon të përforcojë skuadrën në prag të sezonit të ri. Klubi bardheblu sapo ka zyrtarizuar përmes një video në rrjetet sociale blerjen më të re.

Liridon Latifi është lojtari më I ri I Tiranës. Një element shumë cilësor do të jetë në dispozicion të trajnerit Shehi për sezonin e ardhshëm.

Vetëm pak ditë më parë mesfushori me tipare sulmuese mbylli bashkëpunimin me Vllazninë dhe tashmë do të nisë një aventurë të re me fanellën e Tiranës. / Oversport.tv