Zyrtare: Longo takon skuadrën dhe zhvillon stërvitjen e parë me Flamurtarin

Tashmë është zyrtare: Diego Longo është trajneri i ri i Flamurtarit.

Tekniku italian është takuar me skuadrën pasditen e sotme dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqezinjtë. Italiani do të debutojë në derbin ndaj Orikut fundjavën e ardhshme.

“Diego Longo është zyrtarisht trajner i Flamurtarit!

Longo ka mbërritur në Vlorë pasditen e së enjtes ndërkohë ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin ‘Flamurtari’. Momente nga seanca stervitore e zhvilluar ne stadiumin “ Flamurtari”, shkruhet në njoftimin e klubit.