Zyrtare/ Manchester City “blindon” mbrojtjen, Ake rinovon deri në vitin 2027

E ardhmja e Nathan Ake nuk ka më dyshime. Mbrojtësi holandez do të vazhdojë aventurën e tij te Manchester City.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Ake ka rinovuar kontratën e tij me “Qytetarët” deri në vitin 2027.

Pas rinovimit Ake u shfaq shumë i lumtur. “Jam në klubin më të mirë në botë”, ishin disa nga fjalët e mbrojtësit anglez që do të vazhdojë të jetë pjesë e Cityt edhe për 4 sezone të tjera. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Twitter