Zyrtare: Manchester City përforcon mbrojtjen, vjen Sergio Gomez nga Anderlecht

Sergio Gomez është lojtari më i ri i Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë zyrtarizuar blerjen e 21-vjeçarit nga belgët e Anderlecht.

Shtohet një tjetër lojtar për repartin mbrojtës të skuadrës së Guardiolës, pasi Gomez luan në krahun e majtë të prapavijës.

Spanjolli ka firmosur një kontratë me Manchester City deri në vitin 2026 dhe sipas mediave britanike, “qytetarët” kanë paguar rreth 11 milionë sterlina për të blerë kartonin e tij. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter