Zyrtare: Manolas harron Napolin dhe rikthehet tek Olympiacos

12 minutat e luajtura në ndeshjen kundër Leicesterit në Europa League në 9 dhjetor mbeten minutat e fundit të Kostas Manolas me skuadrën e Napolit, sepse tashmë mbrojtësi grek nuk është më zyrtarisht pjesë e skuadrës “axurre”.

Lojtari deklaroi se po ikte në Greqi për arsye personale dhe tashmë ka firmosur një kontratë me Olympiacos, ku ka luajtur edhe më parë gjatë karrierës së tij. Klubi dhe tifozët e kanë pritur me festë rikthimin e mbrojtësit në shtëpi.

Olympiacos ka paguar rreth 3 milion euro për të marrë kartonin e lojtarit nga Napoli. Klubi grek e ka zyrtarizuar ardhjen e Kostas Manolas përmes disa videove në rrjetet zyrtare sociale. /Oversport.tv