Zyrtare: Mario Gotze ka bindur, nënshkruan edhe për 2 vite me PSV

PSV është bindur që Mario Gotze është një element i rëndësishëm në skuadër dhe së fundmi i ka bërë një propozim që është pranuar nga gjermani.

Sulmuesi, hero i kombëtares së tij në Botërorin “Brazil 2014” me golin e shënuar në finale kundër Argjentinës, ka nënshkruar edhe për dy sezone.

PSV e ka zyrtarizuar këtë lëvizje, duke dalë me njoftim në rrjetet sociale. Futbollisti 29-vjeçar është paraqitur mirë në sezonin e parë ne Holandë.

Ai ka arritur të shënojë 5 gola në 19 ndeshje në kampionat vjet, ndërkohë që po të njëjtën shifër golash e ka regjistruar edhe në kupat e Europës. / oversport.tv