Zyrtare/ Mbrojtësi largohet nga Reali, bëhet shok skuadre me sulmuesin shqiptar

Një shok i ri skuadre për Myrto Uzunin te Granada. Klubi spanjoll që sapo u rikthye në elitë ka zyrtarizuar rikthimin në skuadër të Jesus Vallejo në formë huazimi për një sezon.

Ky i fundit transferohet nga Real Madridi, ndërsa ka qenë pjesë e Granadës në sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021, përpara se të vihej nën urdhrat e Ancelottit. Megjithatë Vallejo nuk gjeti shumë hapësira në aventurën e tij madrilene.

Vetëm 11 ndeshje në total dhe asnjëherë nuk ka qenë zgjedhje e parë në skaudër ka bërë që 26-vjeçari të kërkojë një aventurë tjetër. Kështu, ai zgjodhi sërish Granadën për t’iu bashkuar një ambienti ku më parë ka qenë i rëndësishëm. /oversport.tv

Foto: Real Madrid, C.F. Twitter