Zyrtare/ Memelli është trajneri i ri i Vllaznisë, në stafin e tij edhe Shtubina

Tashmë është zyrtare, Vllaznia e ka gjetur trajnerin e saj të ri. Drejtimin e skuadrës shkodrane do ta marrë Migen Memelli i cili do të ulet në krye të stolit pas largimit të Goce Sedloski.

Ka qenë drejtori sportiv Elvis Plori ai që prezantoi trajnerin e ri të shkodranëve i cili dha edhe një konferencë për shtyp. Së bashku me Memellin, te Vllaznia vjene dhe Ndriçim Shtubina i cili do të jetë zëvendës trajneri.

Kështu, merr fund dilema se kush do të jetë në krye të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Memelli rikthehet të marrë drejtimin e një skuadre pas largimit të tij nga Skënderbeu. /oversport.tv