Zyrtare/ Merr fund pritja, Christian Pulisic është lojtari më i ri i Milanit

Milan tashmë ka përforcuar repartin ofensiv me një transferim të bujshëm nga Premier League. Christian Pulisic është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Milanit përmes një postimi në faqen zyrtare ku prezantohet sulmuesi 24-vjeçar si blerja më e re. Sulmuesi amerikan ka firmosur ditën e sotme një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin italian të paktën deri në vitin 2027 me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.

Pas lojtarëve të ardhur si Loftus-Cheek, Romero dhe Sportiello, Pulisic është përforcimi i radhës i Milanit. Eksperiencat e mëparshme të 24-vjeçarit kanë qenë në Gjermani dhe Angli, ndërsa në Itali do të jetë e para. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Twitter