Dëmtimi i portierit Mike Maignan e gjeti Milanin të papërgatitur. Francezi do të qëndrojë 10 javë larg fushave të blerta dhe në kampin kuqezi kanë nënshkruar menjëherë me 38-vjeccarin Antonio Mirante, i cili vjet ishte pjesë e Romës.
Kuqezinjtë kanë dalë edhe me komunikatë zyrtare: “AC Milan mund të konfirmojë që kemi nënshkruar me Antonio Mirante. Portieri ka nënshkruar një marrëveshje deri në fund të këtij sezoni.
Përgjatë karrierës së tij, Mirante ka luajtur me Crotone, Siena, Juventus, Sampdoria, Parma, Bologna dhe Roma. Tani ai do të veshë fanellën me numrin 83 për kuqezinjtë”. / oversport.tv
Official Statement: Antonio Mirante ➡ https://t.co/4VvkwYANrA
Comunicato Ufficiale: @MIRANTE83 ➡ https://t.co/c7xTiB7GhD#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/wqm1peCJyy
— AC Milan (@acmilan) October 13, 2021