Tashmë vjen edhe zyrtarizimi, Luka Romero është lojtari më i ri i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në të thuhet se talenti 18 vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin nga Milano deri në vitin 2027. Luka Romero i cili më parë ishte pjesë e Lazios, ku zhvilloi 21 ndeshje dh realizoi një gol ishte prej kohësh në radarët e Milanit.
Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e Stefano Piolit. Zyrtarizimi erdhi ditën e sotme, ndërsa dje Romero ndodhej në Milano ku kreu edhe vizitat mjekësore të cilat i kaloi me sukses. Ai transferohet si lojtar i lirë. /oversport.tv
✍️ Luka Romero ✍️
Official Statement ➡️ https://t.co/ywVKhOWOaJ
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/8XnIFeEqvf
#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/sNA18vrWkt— AC Milan (@acmilan) July 6, 2023