Zyrtare: Minamino largohet nga Liverpool, firmos me Monacon

Vjen zyrtarizimi, Takumi Minamino është lojtari më i ri i Monacos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në komunikatë thuhej se sulmuesi japonez ka firmosur një komunikatë me klubin monegask deri në vitin 2026.

Kështu, Minamino mbyll aventurën e tij me Liverpool, ndërsa nuk gjeti shumë hapësira në periudhën kur aktivizohej nën urdhrat e Jurgen Klopp. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook