Zyrtare: Mjeshtri Tabarez e mbyll me Uruguain pas 15 vitesh

Oscar Tabarez largohet pas 15 vitesh nga drejtimi i kombëtares së Uruguait. Tekniku 74-vjeçar me shumë mundësi tashmë e mbyll edhe me trajningun.

Kualifikueset e Katar 2022 nuk kanë shkuar mirë për Uruguain dhe “Mjeshtri” hap krahun për një tjetër trajner për të tentuar kualifikimin në Botëror.

Tabarez e ka drejtuar skuadrën e Uruguait në 224 ndeshje, duke fituar 106 ndeshje, barazuar 58 e humbur 60. Në vitin 2011 ai fitoi edhe Copa America.

Tabarez në të shkuarën ka drejtuar edhe në Serie A, fillimisht skuadrën e Cagliari në periudhën 1994-1996 dhe më pas iu besua stoli i Milanit. / oversport.tv