Zyrtare: Monza bën një tjetër goditje në merkato, afron Stefano Sensin

Monza ka bërë një tjetër përforcim në këtë merkato. Ashtu si pritej, Stefano Sensi është zyrtarisht një lojtar i Monzës.

Mesfushori është transferuar nga Interi në formë huazimi për një sezon. Ai bëhet kështu transferimi i dytë nga zikaltrit drejt Monzës pasi më parë Adriano Galliani ka afruar edhe Andrea Ranoçhian.

Kështu, pas aventurës së tij me Sampdorian gjysmën e sezonit të kaluar, Sensi provon një tjetër aventurë larg Milanos. Ai nuk bënë më pjesë e planeve të klubit që kërkon ta shesë përfundimisht lojtarin. /oversport.tv

Foto: AC Monza, Twitter