Zyrtare/ Napoli gjen zëvendësuesin e Meret, italiani rikthehet te “blutë”

Napoli ka gjetur edhe zëvendësuesin e portierit Alex Meret për sezonin e ardhshëm. Pierluigi Gollini është rikthyer te kampionët e Italisë dhe do të jetë pjesë e tyre sërish.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Napoli përmes një postimi në faqen zyrtare ku konfirmohet gardiani 28-vjeçar. Portieri italian është huazuar sërish tek “blutë” nga Atalanta për një vit me formulën e të drejtës së blerjes.

Me fanellën e Napolit dhe Fiorentinës së bashku në sezonin që lamë pas në Serie A, Gollini regjistroi vetëm shtatë paraqitje. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter