Zyrtare/ Ndryshon orari i Napoli-Salernitana, në fundjavë mund të jetë festa e titullit

Pas një pritjeje të gjatë ka mbërritur njoftimi zyrtar, Napoli-Salernitana është zhvendosur për të dielën, 30 prill në orën 15:00. Ndeshja do të transmetohet direkt në Oversport dhe Tibo.

Lega Serie A, pasi ka marrë parasysh Urdhëresën e Prefektit të Napolit, ka shtyrë me 24 orë ndeshjen e Maradonës, që mund të përkojë me festën e shpalljes kampion të kaltërve. Napoli do të dalë në fushë duke ditur tashmë rezultatin e ndeshjen Lazio-Interi, në rast të mungesës së suksesit nga kryeqytetasit do të niste menjëherë festën në Napoli.

Pas vendimit të Lega Serie A, kalendari do të pësojë edhe dy ndryshime të tjera për shkak të raundit të mesjavës të planifikuar midis 2 dhe 4 majit.

Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Napolit në ‘Dacia Arena’ e planifikuar për të martën më 2 maj është shtyrë për të enjten më 4 maj në orën 20:45, pasi Udinese-Sampdoria e planifikuar fillimisht për të dielën më 7 maj është shtyrë për të hënën më 8 maj në orën 18:30. /oversport.tv