Zyrtare: Nemanja Matic bashkohet sërish me Mourinhon, firmos për një vit me Romën

Tashmë është zyrtare, Nemanja Matic është blerja e parë në merkaton e verës për Romën. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në të thuhej se mesfushori serb ka firmosur një kontratë që do ta mbajë atë lidhur deri në fundin e sezonit të ardhshëm. 33-vjeçari është larguar kështu pas pesë sezonesh ku aktivizohej me Manchester United.

Kjo është hera e tretë për Matic që do të jetë nën urdhrat e Jose Mourinho. Më parë mesfushori serb ka qenë pjesë e ekipit të Mourinhos, kur ky i fundit drejtonte në Premier League Chelsean dhe Manchester United. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter