Zyrtare: Newcastle blen sulmuesin Chris Wood nga Burnley

Newcastle vazhdon që të jetë shumë aktiv në merkaton e janarit, pasi synon që të përforcojë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Pas blerjes së Trippier, “qymyrxhinjtë” përforcojnë repartin e sulmit, duke blerë Chris Wood nga Burnley.

“Newcastle United njofton se ka blerë sulmuesin Chris Wood nga Burnley. Sulmuesi neo-zelandez ka firmosur një kontratë 2.5-vjeçare dhe mund të luajë që në ndeshjen e ardhshme në Premier League kundër Watford këtë të shtunë.

30-vjeçari bëhet blerja e dytë e Newcastle në merkaton e janarit, pas blerjes së mbrojtësit Kieran Trippier nga Atlético Madrid. Wood do të veshë fanellën me numrin 20. Sulmuesi ka shënuar 27 gola me skuadrën kombëtare në 60 ndeshje të luajtura.

Wood ka shënuar 49 gola në 144 ndeshje që ka zhvilluar në kampionatin anglez me Burnley”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv