Zyrtare: Nicolo Barella rinovon me Interin, klubi italian i dyfishon pagën

Interi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me yllin e ekipit Nicolo Barella. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori italian ka zgjatur kontratën deri në vitin 2026 me Interin.  Zyrtarizimi ka ardhur pas fjalëve të drejtorit Piero Ausilio i cili pranoi më parë se kontrata e re do të mbyllej përpara derbit të Milanos.

Mesfushori do të përfitojë 4.5 milion euro për këtë sezon, nga 2.4 milion që e ka për momentin. Nga sezoni i ardhshëm paga e Barella bëhet 5 milion euro plus bonuse të ndryshme. / oversport.tv