Zyrtare/ Një afrim nga Bylisi, Kukësi prezanton transferimin e radhës

Pas një sërë largimesh në merkaton e verës, Kukësi tashmë ka nisur të afrojë disa lojtarë. Transferimi i radhës nga skuadra verilindore në këtë afat kalimtar është mbrojtësi Vasil Zhongo.

Transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë Kukësi përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku prezantohet mbrojtësi 23-vjeçar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Vasili Zogos është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

 23-vjeçari, i lindur në Athine vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e FK Bylis!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Vasili Zogos dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Vasili”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit. /oversport.tv