Zyrtare/ Një emër i njohur i Flamurtarit rikthehet të luajë për ekipin vlonjat

Flamurtari vijon të bëjë merkato dhe sot ka përforcuar skuadrën me një tjetër lojtar të njohur. Mesfushori Erjon Vucaj është lojtari më i ri i skuadrës vlonjate pasi arriti një marrëveshje me klubin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Flamurtari përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 32-vjeçari. Erjon Vucaj rikthehet zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club.”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit vlonjat.

Pasi mbylli bashkëpunimin me skuadrën e Decic Tuzi, mesfushori vlonjat rikthehet tek Flamurtari. Vucaj ka luajtur më parë dhe për ekipe të tjera si Vllaznia, Laçi, Skënderbeu, Tirana, Luftëtari dhe Drita. /oversport.tv