Zyrtare: Një emër i njohur i sportit tërhiqet përfundimisht nga futbolli

Pas përfundimit të këtij sezoni, një futbollist i njohur ka varur përfundimisht këpucët në gozhdë. Bëhet fjalë për mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Ardian Cuculi i cili është tërhequr nga futbolli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi 35-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale ku njofton tërheqjen nga futbolli. Në sezonin e tij të fundit, Cuculi veshi fanellën e Shkëndijës së Tetovës, pra skuadra e fundit për mbrojtësin.

Skuadra e parë me të cilën 35-vjeçari luajti si futbollist profesionist, ishte Vëllazërimi. Ekipe të tjera që Cuculi ka bërë pjesë janë dhe Pobeda Prilep, FK Milano Kumanovo, FC Drita, Partizani dhe Kukësi. /oversport.tv