David De Gea dhe Manchester United kanë shkuar tashmë në fund të rrugës. Portieri spanjoll është zyrtarisht pa ekip pasi është larguar përfundimisht nga “djajtë e kuq”.
Kjo është konfirmuar nga vetë Manchester United pas një postimi në rrjetet sociale të klubit me një video ku i japin lamtumirën 32-vjeçarit. “Përgjithmonë një legjendë e United. Faleminderit për gjithçka”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit anglez.
David De Gea u bashkua me Manchester United në vitin 2011 i ardhur nga Atletico Madrid për shifrën e 25 milionë euro. Tashmë portieri spanjoll pritet të zëvendësohet tek United nga Andre Onana i Interit. /oversport.tv
Forever a United legend.
Thank you for everything, @D_DeGea ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 8, 2023