Pas një sërë largimesh në këtë merkato vere, Kukësi ka arritur të afrojë një lojtar. Blerim Sahitaj do të jetë lojtari më I ri I skuadrës verilindore për sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kukësi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtsi Blerim Sahitaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
23-vjeçari, i lindur në Prizren vjen te Kukësi nga kampionati Kosovar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Liria Prizren .
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Blerim Sahitaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Blerim”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit. /oversport.tv