Pas 3 vitesh si pjesë e tyre, njëri prej lojtarëve tashmë është larguar nga Teuta. Bëhet fjalë për sulmuesin Aldrit Oshafi që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës durrsake.
Këtë e ka bërë të ditur vetë 23-vjeçari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram. “Përshendetje me këte postim dua t’ju njoftoj largimin tim nga skuadra e Teutës.
Falenderoj presidencën te gjithë stafet dhe shokët që kemi punuar. Faleminderit për çdo gjë, me respekt Aldrit Oshafi!”, shkruan sulmuesi 23-vjeçar. /oversport.tv