Zyrtare/ Një titullar përshëndetet me Egnatian: Detyra ime përfundon këtu

Jackson nuk do të jetë më pjesë e Egnatias për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë lojtari brazilian me anë të një postimi në rrjetet sociale ku falenderon klubin për 3 vitet që kanë kaluar bashkë, ndërsa shpjegon që cikli i tij në Rrogozhinë ka përfunduar.

“Dua të njoftoj se cikli im te Egnatia ka përfunduar. Jam falenderues për këto 3 vite që jam jetuar në këtë klub! Mësime, disfata dhe shumë fitore. Jam i lumtur që largohem dhe e lë klubin aty ku e meriton, detyra ime me këtë klub është realizuar.  

I falenderoj të gjithë në qytetin e Rrogozhiës që më mirëpritën që nga fillimi. Kam bërë miq që do të qëndrojë gjithmonë në zemrën time”, shkruhej në postimin e Jackson. Ky i fundit pritet të transferohet në Turqi tek Istanbulspor. /oversport.tv

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jackson kênio (@jacksonkenio)