Po përflitej prej ditësh, por sot ka ardhur njoftimi zyrtar. Edison Ndreca është afrimi i radhës te skuadra e Egnatias.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Ndreca ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe i është bashkuar menjëherë ekipit në seancën stërvitore.
Ndreca i shtohet kështu organikës së drejtuar nga Edlir Tetova në prag të sfidave europiane. Sezonin e fundit Ndreca e kaloi te skuadra e Kukësit, ku pas mbylljes së kampionatit preferoi të niste një aventurë të re. /oversport.tv