Pasi mbylli aventurën e tij 8-vjeçare me Liverpoolin, Roberto Firmino ka gjetur menjëherë skuadër të re. Sulmuesi brazilian është lojtari i radhës që do të militojë në ligën e Arabisë Saudite tek Al-Ahli.
Këtë e ka bërë të ditur vëtë klubi arab përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 31-vjeçari. Kontrata që do ta mbajë të lidhur Firminon me skuadrën e Al-Ahli do të skadojë në vitin 2026.
Arabët arritën ta transferonin sulmuesin brazilian me parametra zero pasi kontrata e tij me Liverpool përfundoi këtë verë. Pasi ka luajtur në shtete si Brazil, Gjermani dhe Angli, Firmino tashmë do të bëjë pjesë në Arabinë Saudite. /oversport.tv
📸 الـديـنـاميـت فيرمينو يوقع رسمياً لـ #الأهلي 🇧🇷 🪄🫡#WelcomeFirmino pic.twitter.com/zwtfkx37ZA
— النادي الأهلي السعودي (@ALAHLI_FC) July 4, 2023