Tashmë është zyrtare, Marco Baroni do të jetë trajneri i ri i Hellas Veronës për sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën të ditur vetë klubi italian me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhet se Baroni ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Veronën deri në fundin e sezonit të ardhshëm. Në kontratë është gjithashtu opsioni për të rinovuar edhe për një tjetër vit.
Kështu menjëherë pas largimit nga Lecce, ku arriti të siguronte mbijetesën, Baroni merr drejtimin e Veronës. Ai do të pasojë të larguarin Zaffaroni i cili mbylli marrëveshjen me klubin disa ditë më parë. /oversport.tv
Foto: hellasverona.it
Leggi qui 👇https://t.co/kG2UWFNBkh
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) July 1, 2023