Zyrtare: Një tjetër largim te Tirana, Mario Beshiraj e mbyll me klubin bardheblu

Tirana ka zyrtarizuar një tjetër largim nga klubi. Mario Beshiraj nuk do të jetë më pjesë e organikës së kryeqytetasve për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Klubi bardheblu njoftoi se Beshiraj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Sulmuesi 22-vjeçar nuk gjeti shumë hapësira te Tirana gjatë sezonit të fundit. Ai tashmë është në kërkim të një aventure të re. /oversport.tv