Pas 11 vitesh Cesar Azpilicueta nuk do të jetë më një lojtar i Chelseat. Mbrojtësi spanjoll ka vendosur të mbyllë marrëveshjen me klubin për të nisur një aventurë të re, e cila do të jetë në Spanjë, tek Atletico Madrid.
Lajmin për largimin e Azpilicuetas e ka bërë të ditur vetë klubi i Chelseat me anë të një postimi falenderues në faqen zyrtare. “Pas 11 vitesh, 508 ndeshjesh të luajtura dhe 9 trofeve, Cesar Azpilicueta ka vendosur se ky është momenti i duhur për të lënë Chelsean”, shkruhej në postimin e publikuar nga “Blutë e Londrës”.
Azpiliceta është tashmë lojtari më i ri i Atletico Madrid. këtë gjë e ka konfirmuar vetë Atletico me anë të një postimi në faqen zyrtare. Më parë mbrojtësi spanjoll kishte vendosur që të transferohej tek Interi, por familja e bindi atë që të riktheheshin në vendlindje. /oversport.tv
Always a Blue. 🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 6, 2023
🆕 ¡@CesarAzpi es nuevo jugador rojiblanco! 🔴⚪
🖊 El internacional español ha firmado por una temporada con nuestra entidad!
👋 ¡#BienvenidoAzpilicueta! 🤗 pic.twitter.com/JSYvQCEf3j
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 6, 2023
Foto: Chelsea Football Club, Facebook