Alessio Abibi ka nisur zyrtarisht një aventurë të re. 25-vjeçari shqiptar është portieri më i ri i skuadrës së Perugias. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhej se Abibi ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai u transferua si një lojtar i lirë pasi nuk ishte pjesë e një tjetër ekipi që kur përfundoi eksperiencën me Dundalk.
I lindur në Umbertide të Italisë, Abibi e ka nisur karrierën në te moshat e Pescaras, përpara se të transferohej te Perugia në vitin 2013. Ndërkohë që pasi ndryshoi disa klube, midis tyre edhe Tirana dhe Kastrioti në Shqipëri, Abibi tashmë është rikthyer te Perugia e cila militon në Serie B.
❗️Alessio #Abibi è biancorosso❗️
👉 https://t.co/MPQxWqFHFO#forzagrifo @Lega_B #SerieBKT #noisiamoperugia pic.twitter.com/Xv1le6TxmZ
— A.C. Perugia (@ACPerugiaCalcio) November 3, 2022
Foto: A.C. Perugia, Twitter