Ka përfunduar aventura e Lorenc Trashit në Kuvajt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi 30-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Prej ditës së sotme nuk do të jem më një lojtar i Qadsia. Dua të falenderoj presidentin, stafin dhe lojtarët për këto 2.5 vite të shpenzuara këtu. Faleminderit Kuvajt”, ishin fjalët e lamtumirës së Lorenc Trashit.
Nuk dihet se kush do të jetë aventura e re e Trashit i cili u transferua te Qadisa në verën e vitit 2020 nga Partizani.