Pasi nuk e grumbulloi për ndeshjet kualifikuese të Champions League ndaj Bate Borisov, Partizani merr vendimin për Bekim Rexhepin. Portieri ka mbyllur bashkëpunimin me gardianin që u shpall kampion me kryeqytetasit.
Largimin e tij e ka bërë të ditur vëtë klubi I Partizanit përmes një postimi në rrjetet sociale. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Klubi falenderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani.”, shkruhet në faqen zyrtare të të kuqve. /oversport.tv