Zyrtare/ Nuk gjeti asnjë minutë sezonin e kaluar, Roma dërgon mesfushorin në huazim

Pasi nuk po gjente aspak minuta me skuadrën e Romës, Ebrima Darboe është larguar në huazim. Mesfushori 22-vjeçar është transferuar ditën e sotme tek skuadra e LASK në Austri.

Largimin e Ebrima Darboe e ka bërë zyrtare Roma përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku thuhet për huazimin e tij. Mesfushori nga Gambia do të jetë pjesë e LASK deri në vitin 2024.

Sezoni që lamë pas, nuk ishte aspak i mirë nga Darboe me Romën. Në të gjitha kompeticionet ku klubi verdhekuq ka luajtur, mesfushori 22-vjeçar nuk mundi dot të regjistrojë as edhe një minutë të zhvilluar. /oversport.tv

Foto: AS Roma